ETEM Logo
ETEM Logo
Mbyll

ARKITEKTURA

SISTEMET ARKITEKTURALË TË ETEM – DIZENJUAR PËR TË PËRMBUSHUR PRITSHMËRI TË LARTA!

Sipas arkitektit romak Vitruvius– i cili i dha botës traktatin e parë mbi teorinë arikitekturale: De Architectura – një ndërtesë e mirë duhet të kënaqë tre parime kyç: jetëgjatësinë, dobishmërinë dhe bukurinë.

Më vonë, arkitekti amerikan Louis Sullivan, i njohur si “babai i qiellgërvishtësve”, nxiti konceptin se "forma pason funksionin”.
Në kohën kur estetika dhe funksionaliteti janë me rëndësi të madhe në arkitekturën moderne, ETEM ofron një koleksion të gjerë të sistemeve për të përmbushur kërkesat tradicionale dhe bashkëkohore arkitekturale.

 “Ndërtesat duhet t’i shërbejnë njerëzve, dhe jo anasjelltas.” (John Portman)

Prandaj gama e produkteve të ETEM për sistemet arkitekturalë ofron një shumëllojshmëri të gjerë zgjidhjesh– fasada, dritare, dyer, sistemet rrëshqitëse, strehat diellore, kangjellat, dhe shumë të tjera – të cilat u japin arkitektëve fuqinë për të realizuar idetë e tyre.

Sikurse, edhe për të ofruar një gamë të gjerë të sistemeve dhe zgjidhjeve ekzistente, ETEM mund të krijojë sisteme me porosi sipas specifikimeve, për të lejuar çdo dizajn të bëhet realitet. ETEM siguron adresimin e kërkesave qoftë për tregjet rezidencialë apo komercialë, dhe klientët mund të përfitojnë nga një sistem që përmbush kërkesat e tyre në mënyrë absolute. Sistemet e ETEM ofrojnë fleksibilitet, jetëgjatësi dhe fortësi të lartë.

Ruajtja e energjisë ka qenë një element thelbësor i gjeneratës së re ETEM Në dizajnët e efikasitetit  të energjisë. Funksionaliteti, paraqitja estetike dhe performanca e qëndrueshme janë inkorporuar nëpër sistemet që ofrojnë nivele të lartë të izolimit termik, reduktimit të zhurmës, rezistencës ndaj forces së erës dhe depërtimit të ujit.

“Ndërtesat e mira vijnë nga njerëz të mirë, dhe të gjitha problemet zgjidhen nga dizajni i mirë.” (Stephen Gardiner)

ARKITEKTURA