ETEM Logo
ETEM Logo
Mbyll

AUTOMOBILISTIKA

DEDIKUAR CILËSISË, PËRKUSHTUAR PRECIZIONIT

Industria automobilistike është nën presion për të përmbushur kërkesat rregullatore, përfshirë reduktimin e gazrave serë. Një element kritik i këtij qëllimi është reduktimi i peshës së automjetit. Në 2014 dhe 2015 pati një kalim madhor nga përdorimi i çelikut tradicional në alumin për prodhimin e automobilëve, përfshirë dhe zëvëndësimin e çelikut të avancuar me fuqi të lartë (AHSS) me aluminin. Kjo është një prirje që do të jetë gjithnjë në rritje në vitet e ardhshme.

ETEM është në gjendje të nxjerrë e prodhojë në saje të një eksperiencë industriale metalurgjike prej 40 vitesh. Për më tepër, kompania ka investuar vazhdimisht në pajisjet teknologjike më të fundit dhe në persona me kualifikim të lartë. Si pasojë, ETEM është bërë një furnizues i rëndësishëm i profileve të aluminit, dhe produkteve të përfunduara dhe gjysëm të përfunduara të aluminit, për industrinë automobilistike.

Normat dhe kërkesat strikte të industrisë automobilistike kërkojnë procedura të standardizuara dhe me çertifikim të lartë. ETEM është i përkushtuar për sigurimin e produkteve me cilësi sipas specifikimeve dhe bashkëpunon dhe formon ortakëri me organizata dhe laboratorë të akredituar nëpër të gjithë Evropën (për shembull, Institut für Korrosionsschutz në Dresden, Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës) me qëlim që të testohen dhe çertifikohen produktet dhe proceset.

ETEM është i certifikuar për prodhimin e profileve të aluminit kundër përplasjes dhe është një furnizues Automobilistik i akredituar TIER 2 dhe TIER 1, duke krijuar produkte direkt për industrinë automobilistike dhe prodhuesit e pajisjeve origjinale (OEMs).

Objektiva e ETEM është të kuptojë qartë proceset dhe nevojat e secilit klient, dhe t’i japë atyre produkte me vlerë të shtuar që ndihmojnë ata të arrijnë qëllimet e tyre. Me një skuadër të përkushuar, kreative dhe të kualifikuar Kërkimore dhe Zhvillimore, me ekperiencë të zgjeruar në sektorin automobilistik, ETEM bashkëpunon me klientët që në fazat fillestare të një projekti për të arritur rezultatet e dëshiruara.

AUTOMOBILISTIKA