ETEM Logo
ETEM Logo
Mbyll
12.9.2019

SË AFËRMI DO TË ZHVILLOHET KOFERENCA E PESTË TË ETEM-it NË LIDHJE ME INXHINIERIN E FASADAVE

SHIH MË SHUMË

Më 16 nëntor të këtij viti ETEM do të mbledhë edhe një herë emra të njohur botëror në arkitekturë në Konferencën Ndërkombëtare të Inxhinierisë së Fasadave. Në çdo dy vjet ngjarja bëhet një platformë profesionale, duke prezantuar risitë dhe tendencat më të fundit në inxhinierinë e fasadave, idetë dhe konceptet më të reja në fushën e arkitekturës dhe zhvillimit të qëndrueshëm urban, si dhe teknologjitë më aktuale të ndërtimit.

Edicioni i pestë i ardhshëm do të mbështetet nga Këshilli Amerikan mbi Ndërtesat e Larta dhe Mjedisi Urban (CTBUH), në të cilin ETEM është anëtar. Tema kryesore e konferencës do të jetë projektimi, ndërtimi dhe funksionimi i ndërtesave të larta në një mjedis urban, si dhe tendencat dhe zgjidhjet më të fundit në inxhinierinë e fasadave të qiellgërvishtësit. Ndër pikat kryesore të forumit do të jetë digjitalizimi në arkitekturë, automatizimi i proceseve të ndryshme dhe zgjidhjet më të fundit teknologjike për mbrojtjen nga dielli.

Konferenca e Pestë Ndërkombëtare premton një program dinamik me prezantime frymëzuese nga profesionistët kryesorë të arkitekturës dhe inxhinierisë së fasadave. Këtë vit, ekspertë me famë botërore nga industri të ndryshme do të japin një perspektivë të re mbi tendencat dhe risitë e fundit të projektimit dhe dizajnimit.

Midis të konfirmuarit pjesëmarrjen në referatet dallohet emri i Miron Mutijaba, projektuesi kryesor në Zaha Hadid Architects. Ai do të paraqesë modele arkitektonike inovative dhe përdorimin e teknikave të reja llogaritëse në projektimin dhe racionalizimin e fasadave të komplikuara. Miron Mutijaba është përfshirë në projekte të mëdha si qiellgërvishtësit e Signature Towers që ngrihen në Gjirin e Dubait dhe ndërtesa emblematike Jockey Club Innovation Tawers, e cila është bërë një shtytëse e re në zhvillimin e Hong Kong-ut, si qendër për zhvillimin dhe dizajnimin në Azi. Miron Mutijaba është pjesë e ekipit që projektoi Hotelin me 5 yje Morpheus në Makau. Morpheus është ndërtesa e parë e lartë me ekzoskeleti në formë të lirë në botë, që mbulon më shumë se 12,000 metra katrorë të fasadës. Ai është përgjegjës për llogaritjen e komponentëve të fasadës së Hotelit Morpheus, duke përfshirë projektimin dhe racionalizimin e plotë të guaskës së aluminit.

Stivën Kenedi, i cili është një partner i asociuar në Zyrën e Arkitekturës Grimshaw, do të prezantojë teknika dhe zgjidhje të ndryshme inovative të projektimit për realizimin e objekteve arkitekturore në harmoni me rrethinat e tyre. Aktualisht Stivën Kenedi është duke punuar në një portofol ndërkombëtar dinamik të projekteve që synojnë mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë mjedisore, natyrore dhe kulturore. Një projekt i tillë është Kopshti Botanik i Omanit, i cili aktualisht është në ndërtim të sipër, rrëzë malit Al Haxhar. Kopshti do të kombinojë kultivimin, eksplorimin dhe ruajtjen e florës së pasur lokale të Omanit përmes një larmie të mbrojtjes së bimëve, formimi mjedisor dhe aktiviteteve të kopshtarisë. Stivën Kenedi është gjithashtu drejtori i Scale Rule, një ekip arkitektësh dhe inxhinierësh që inkurajon shumëllojshmëria kulturore dhe drejton angazhimin e publikut për ndërtimin e një mjedisi të qëndrueshëm urban.

Në konferencën ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe Pablo Zamorano, drejtues i departamentit të projektimit “Gjeometri & Kompjuteri të dizajnit” në Heatherwick Studio, i cili ka përvojë të gjerë në aplikimin e teknologjive dhe teknikave të reja, si dhe në kryerjen e gjeometrisë sfiduese. Pablo Zamorano është Zëvendës Menaxher i Projektit të Coal Drops Yard, një projekt emblematik i lagjes për tregti me pakicë dhe hapësirë ​​publike në King's Cross, Londër. Gjatë vitit 2014, studioja kishte për detyrë  rishikimin e përgjithshëm të lagjes dhe sfidën e kthimit të ndërtesave të vjetruara dhe objekteve të gjata me qoshe në një hapësirë ​​për tregti me pakicë dhe takime. Pablo Zamorano është i angazhuar për zhvillimin e gjeometrisë së projektit, si dhe koordinimin e prodhimit të të gjithë komponentëve të ndërlikuara.

Gjithashtu pjesë në programin e konferencës do të jetë dhe Georgi Petrov, i cili është drejtor i asociuar, inxhinier strukturor në SOM (Skidmore, Owings & Merrill LLP). Ai ka përvojë në një shumëllojshmëri tipologjish dhe projektesh sfiduese, duke përfshirë zyrat korporatave dhe tregtare, ndërtesat kulturore dhe të transportit, si dhe strukturat speciale prej qelqi dhe çeliku. Georgi Petrov punon në modelimin strukturor të Muzeut Kombëtar të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (Fort Belvar, Virginia) - një kompleks i ndërlikuar i përbërë nga një muze, qendër mirëmbajtjeje, parkingje, salla ekspozite, salla ceremoniale dhe takimesh, të vendosura në 85 hektarë tokë.

Në Forumin do të merr pjesë me prezantim dhe inxhinieri me famë të gjigantit Thornton Tomasetti-Nikolaus Sundholm. Ekipi i Thornton Tomasetti aktualisht është duke punuar në projektimin strukturor të Kullës Jeddah, e cila në vitin 2020 do të bëhet ndërtesa më e lartë në botë dhe konstruksioni i parë që ka arritur lartësinë 1 kilometër.

Nga ETEM-i premtohen programe dinamike dhe ide inovative që të frymëzojnë auditorin.

Mund të ndiqni informacionin aktual për ngjarjen dhe lektorët që do të marri pjesë në sitin e forumit – facadeconference.com.

 

SHIHNI TË GJITHA LAJMET

Other News

11.3.2019

ETEM U PREZANTUA ME SUKSES ME PROJEKTIN INDEWAG NË “DITËT EVROPIANE TË INDUSTRISË”

ETEM prezantoi me sukses projektin InDeWaG në "Ditët evropiane të industrisë", të organizuara nga Komisioni Evropian në kryeqytetin e Evropës - Bruksel
Lexo më shumë
11.3.2019

ETEM U PREZANTUA ME SUKSES NË EKSPOZITËN NDËRKOMBËTARE BAU

ETEM prezantoi me sukses zgjidhjet e saj të sistemit në ekspozitën më me famë ndërkombëtare BAU, e cila u zhvillua nga 14 deri në 19 janari në Mynih
Lexo më shumë
11.3.2019

ETEM BULGARIA VEÇON PRODHIMIN E PROFILEVE TË ALUMINIT TË EKSTRUDUAR

Etem Bullgari, mori vendimin për të veçuar prodhimin e profileve të aluminit me anë të ekstrudimit dhe përpunimin e mëtejshëm të profileve të aluminit duke nënshkruar një marrëveshje investimi me Gestamp
Lexo më shumë
19.11.2018

ETEM FILLOI KRIJIMIN E BIBLIOTEKËS SË SAJ BIM

Qasja në bibliotekat BIM të ETEM-it E85 mund të arrihet pas regjistrimit në faqen tonë të internetit me versione për Autodesk Revit nga 2019 deri në 2016
Lexo më shumë