ETEM Logo
ETEM Logo
Mbyll

Cilësia

STANDARDET E CILËSISË SË LARTË

Sigurimi i standadeve të cilësisë së lartë- nga lëndët e para deri tek produktet e përfunduara-është një nga parimet e themelimit të ETEM. Monitorimi i kujdesshëm, risitë aktive dhe trajnimet e vazhdueshme sigurojnë që të përmbushen standardet e lartë dhe ne përpiqemi, çdo ditë, të përmirësojmë proceset tona dhe të tejkalojmë pritshmëritë. Ekselenca që arrijmë na frymëzon për të ecur më tutje.

Sistemi ynë i Manaxhimit të Cilësisë i përshtatet kërkesave të industrisë së aluminit, të zhvilluar dhe përmirësuar vit pas viti nga një proces me një përmirësim të vazhdueshëm.
 
Testimi kryhet mbi çdo produkt, qoftë për standardet maksimalë të industrisë, sikurse edhe për testimin shtesë të porosive dhe kontrollet e cilësisë, sipas kërkesave të klientëve individë nëpër të gjithë procesin e prodhimit.

Qëllimi ynë është krijimi i produkteve me cilësi të jashtëzakonshme të cilët janë ekonomikë dhe miqsorë me ambjentin gjatë gjithë jetëgjatësisë së tyre.

 

Specifikat teknike të ETEM:

IATF 16949:2016 Kërkesat e sistemit të menaxhimit të cilësisë për prodhimin e automjeteve dhe organizatat përkatëse të pjesëve të shërbimit

ISO 9001:2015 Sistemi i Manaxhimit të Cilësisë

ISO 14001:2015 Sistemi i Manaxhimit të Ambjentit

BS OHSAS 18001:2007 Sistemi i Shëndetit në Punë dhe i Manaxhimit të Sigurisë

EN 15088:2005 Kontrolli i prodhimit të fabrikës

QUALICOAT  Simboli i cilësisë për bojën, llakun dhe veshjen e pluhurit mbi aluminin për aplikime arkitekturore