ETEM Logo
ETEM Logo
Mbyll

Dyert dhe dritaret

A jeni duke kërkuar për dyer dhe dritare të reja për shtëpinë tuaj? A jeni duke rinovuar një ndërtesë të vjetër tradicionale? A jeni duke projektuar një ndërtesë të re? Cilado qoftë nevoja juaj, ETEM ka zgjidhjen e duhur. Me një gamë dizajnësh dhe ngjyrash, ne mund të kujdesemi për të gjitha shijet dhe nevojat.

Dyert dhe dritaret lejojnë që të futet drita e diellit, ndërkohë që mbrojnë një ndërtesë nga elementët e jashtëm. Ata duhet të jenë të qëndrueshëm dhe të fortë, ndërkohë që inkorporohet përdorimi minimal i kornizave të dukshme. Është një shkrirje e kujdesshme e qëndrueshmërisë, fortësisë dhe estetikës.

Gama e gjerë e dyerve dhe dritareve të ETEM ofron një zgjidhje praktike për çdo aplikacion rezidencial ose komercial, me zgjedhjet që përfshijnë dyert që hapen, dritaret me një ose dy kanatë me mekanizëm rrotullues dhe anues, sisteme rrëshqitës, korniza të fiksuara, dritare që rrotullohen, dyer lëkundëse, sisteme të gjera rrëshqitës me funksionalitet ngritës dhe rrëshqitës, sisteme për konstruksionin e hyrjes kryesore, dhe shumë të tjera.

ETEM gjithashtu ofron një koleksion të gjerë të profileve me konture të drejtë dhe të rrumbullakët, për të plotësuar kërkesat tradicionale dhe moderne, dhe një zgjedhje e finisheve, për të siguruar që seicili sistem të përputhet me estetikën e arkitekturës.

Nevoja për ruajtjen e energjisë ka qenë më e rëndësishme, dhe një parakërkesë thelbësore në ETEM për gjeneratën e re të dizajnëve për ruajtjen e energjisë. Sistemet e dyerve dhe dritareve të ETEM ofrojnë nivele të lartë të izolimeve termikë, reduktimit të zhurmës , dhe rezistencë ndaj forcës së erës dhe depërtimit të ujit, ndërkohë që sigurohen standardet e zakonshëm të lartë në lidhje me paraqitjen estetike dhe performancën e qëndrueshme.

Sistemet me porosi mund të krijohen për çdo specifikim.

Dyert dhe dritaret
Në ETEM, qëllimi ynë kryesor është dizajni dhe projektimi i produkteve që na ndihmojnë të përmirësojmë jetesën tonë të përditëshme
Dyert dhe dritaret