ETEM Logo
ETEM Logo
Mbyll

Fasadat

Ndërkohë që, arkitektët kanë përdorur aluminin për dizajnin e ndërtesave për më shumë se një shekull, ndoshta në dekadat e fundit ai ka marrë formën e tij dhe është njohur si një komponent i zhdërvjellët për dizajnin përfundimtar.

Sistemet e fasadave të aluminit përdoren për shumë arsye, duke përfshirë kontrollin e temperaturës dhe ventilimin. Sistemet moderne të fasadave kanë inkorporuar funksionalitetin, qëndrueshmërinë, estetikën dhe ruajtjen e energjisë. Fasadat ETEM nuk janë thjesht “perde” që ndihmojnë mbrojtjen nga kushtet e motit; ato përputhen reciprokisht me objektivat gjithëpërfshirëse të përmirësimit të ambjentit për ata që jetojnë dhe punojnë brenda strukturës.

ETEM projekton sisteme dhe zgjidhje të cilat shkojnë përtej aplikimeve dhe nevojave konvencionale. Sistemet e vetratave, sistemet e ventiluar të fasadave dhe sistemet e strehave diellore, të gjithë janë të kombinuar në pjesët e jashtme me qëllim që të manaxhohet jetëgjatësia, funksionaliteti i qëndrueshëm, përhapja e diellit dhe dritës, izolimi i ujit, ajrit dhe tingullit, dhe ruajtja e efikasitetit të energjisë në arkitekturën moderne.

Rezultati është një ndërtesë e re, praktike, funksionale dhe e kënaqshme nga ana estetike.

Sistemet ETEM kanë qenë zgjedhja për shumë aplikacione rezidencialë dhe komercialë, si godinat e zyrave, spitalet, ndërtesat publike, dhe zhvillimet e mëdha rezidenciale për sektorët publikë dhe privatë. Nuk është e habitshme që ETEM të ketë fituar reputacionin solid me kalimin e viteve si një partner dhe furnizues i besueshëm.

Fasadat
Në ETEM, qëllimi ynë kryesor është dizajni dhe projektimi i produkteve që na ndihmojnë të përmirësojmë jetesën tonë të përditëshme
Fasadat