ETEM Logo
ETEM Logo
Mbyll

Sistemet e sigurisë

Është e rëndësishme që ne të ndihemi të sigurtë kudo që ndodhemi, si në shtëpitë tona, vendet e punës, apo kudo tjetër. Siguria është me rëndësi jetësore për të gjithë, dhe kjo është arsyeja se përse ETEM ka zhvilluar një portofol të gjerë me sisteme, me kapacitete që të plotësojnë çdo kërkesë.

Gjenerata e re e Sistemeve të Sigurisë së ETEM ofron mbrojtje kundër vandalizmave dhe vjedhjeve me Sistemet Rezistentë kundër Vjedhjeve (Burglar Resistant Systems), dhe nga sulmi i armëve të lehta me Sisteme Rezistentë kundër Plumbave (Bullet Resistant Systems).

Mbrojtja kundër vjedhjeve
Standardi Evropian ENV 1627 klasifikon rezistencën ndaj vjedhjeve të sistemeve të sigurisë paralel me tipin e vjedhjes dhe metodën e hajdutit, duke nisur me klasin e sigurisë WK1, i cili ofron mbrojtje bazë kundër vjedhjes ku përdoret forca fizike.

Sistemet Rezistentë të ETEM kundër Vjedhjeve mbulojnë një sërë produktesh, siç janë sistemet e hapjes dhe rrëshqitjes, sistemet për dyert dhe hyrjet kryesore dhe sistemet e vetratave. Të certifikuar nga IFT Rosenheim, sistemet e ETEM ofrojnë mbrojtje kundër vjedhjeve deri në WK3 për dyer dhe dritare, dhe WK4 për aplikacionet e vetratave.

Klasi i sigurisë WK3 mbron nga një hajdut me eksperiencë duke përdorur shpime të rënda dhe goditjet me çekan.

Raportet e policisë konfirmojnë se shumica e vjedhësve futen në ndërtesë duke përdorur mjete shpuese, duke goditur me çekan ose duke forcuar dyert dhe dritaret për t’u hapur, duke konfirmuar se sistemet e ETEM japin mbrojtjen e nevojshme për të qenë të sigurtë nga zonat e dobëta në godinë.

Mbrojtje shtesë
Disa godina, përfshirë bankat, kompanitë e sigurimeve dhe zyrat postare, kanë nevojë për mbrojtje shtesë, shpesh në zona të veçanta të godinës. Zhdërvjelltësia e gamës së plotë të ETEM për sistemet e sigurisë bën të mundur që çdo zonë të ketë nivelin e duhur të sigurisë, teksa ofron nivelin e zakonshëm të elementëve strukturorë dhe arkitekturorë nga ana estetike.

Cilatdo qofshin nevojat tuaja, sistemet e sigurisë së ETEM ofrojnë një nivel të lartë zhdërvjelltësie dhe përshtatshmërie që sigurojnë një zgjidhje të plotë për çdo aplikacion.

Sistemet e sigurisë
Në ETEM, qëllimi ynë kryesor është dizajni dhe projektimi i produkteve që na ndihmojnë të përmirësojmë jetesën tonë të përditëshme
Sistemet e sigurisë